Analisti politik, Astrit Gashi, ka deklaruar në Debat Plus se nëse Lëvizja Vetëvendosje siguron numër të mjaftueshëm deputetësh për të formuar qeverinë, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja brenda 60 ditëve.
Gashi tha se kjo situatë varet nga rezultati zgjedhor dhe numri i mandateve që do të fitojë LVV në Kuvend.
“Kjo situatë varësisht sa deputetë kanë me na prodhu, nëse LVV i prodhohen mjaftueshëm për me ndërtu qeverinë vendi ka me shku në zgjedhje brenda 60 ditëve”, ka theksuar ai.
Ai vlerësoi gjithashtu se, sipas tij, LDK dhe Vjosa Osmani nuk kanë performuar sipas pritjeve dhe mundësive në skenën politike.