Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026, ku deri në orën 21:34 janë procesuar 2,352 nga 2,498 vendvotime, që përbëjnë 94,16% të procesit të numërimit.
Deri tani janë përpunuar 682,925 vota gjithsej.
Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca e parë politike në vend me 285,038 vota, që përbëjnë 43,47%.
Partia Demokratike e Kosovës ka arritur 140,323 vota ose 21,40%, duke konsoliduar pozitën e saj si forca e dytë më e madhe politike në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 117,265 vota (17,88%), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 47,171 vota, që përbëjnë 7,19%.