Kos bën thirrje për kompromis politik pas zgjedhjeve në Kosovë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një postim në platformën X, ajo ka shkruar: “Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes.

Kos, ka porositur se, në mënyrë që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, forcat politike duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.

“Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin evropian të Kosovës dhe për të vazhduar angazhimin lidhur me financimin në kuadër të Planit të Rritjes”, ka shkruar ajo.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika