Eurodeputeti kroat, Tonino Picula, vlerësoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, po e shfrytëzon pozitën gjeopolitike të vendit të tij në raport me Bashkimin Evropian.
Sipas Piculës, Vuçiq po përpiqet ta bindë Brukselin se politika e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk mund të realizohet pa Serbinë.
“Vuçiq po përpiqet ta fokalizojë politikën e Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor si një politikë që nuk mund të zbatohet pa Serbinë”, deklaroi ai.
Megjithatë, Picula paralajmëroi se Bashkimi Evropian mund të ndryshojë qasjen ndaj Beogradit dhe të reagojë më seriozisht ndaj problemeve demokratike në vend.
“Sipas mendimit tim, e vetmja gjuhë që Aleksandar Vuçiq e kupton është gjuha e ndërprerjes së fondeve financiare”, tha Picula.