Përfundon numërimi i votave për deputetë në 5 QKN, vazhdon në 32 të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në pesë Qendra Komunale të Numërimit (QKN), përkatësisht në Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh dhe Mamushë.

Ndërsa, procesi i numërimit dhe verifikimit po vazhdon në 32 QKN të tjera në nivel vendi, përfshirë komunat kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani, Ferizaj dhe të tjera.

Në QKN-në e Vushtrrisë, numërimi i 10 vendvotimeve nuk ka mundur të finalizohet për shkak të problemeve teknike me rrjetin e internetit.

KQZ ka bërë të ditur se kutitë e votimit janë siguruar sipas procedurave dhe procesi do të vazhdojë gjatë ditës.

Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votuar brenda partive

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika