Të enjten e 14 korrikut, ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës, por në mungesë të kuorumit nuk është votuar ende ndonjë projektligj në rendin e ditës.
Seanca ka filluar në orën 10:00, por ende nuk është arritur kourumi prej 61 deputetëve që të fillojë votimi i pikave në rend dite.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se duhet të pritet ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që të arrihet kuorumi, ndërsa deputetët e opozitës kanë filluar të dalin nga seanca.
