Kanalizimi ndot lumin në fshatin Batllavë, Komuna e Podujevës pa reagim

Mosshtirja si duhet e sistemit të kanalizimit në Batllavë të Podujevës ka bërë që lumi i këtij fshati të kthehet në një moçal kundërmues e një lloj deponie. Banorët tregojnë kujtimet që kishin për këtë lum kur dikur ishte një pasuri e fshatit e burim uji i pijshëm për ta, derisa shprehen të zhgënjyer mbi formën se si u la anash tash nga disa qeverisje

Derisa në qendër të qytetit investohet në projekte milionëshe, fshatrat e Podujevës përballen çdo ditë me probleme të natyrës bazike.

Kjo është një degë e Liqenit të Batllavës që rrjedhë mu në zemër të Batllavës.

Mirëpo, kjo nuk ka qenë pamja e tij e përhershme pasi dikur, ky lum shërbente si një pasuri për fshatin.

Vitet e fundit, kundërmimi ka pushtuar vendin e vet lumi është kthyer në një deponi dhe jo vetëm.

Banorët e këtij fshati, këtë lum e kujtojnë ndryshe.

”Unë si fëmijë, bashkëmoshatarët e mijë, prindërit e gjyshërit e mbajnë mend si uji më i kfjellët në Llap. Nanat tona e gjyshet, në mungesë të maqinave të larjes, me perjakat e drurit këtu kanë larë tesha. Na ka shërbye ky lum qaq u kanë i pastër, edhe shtazët kanë pi ujë këtu”, ka thënë Haki Statovci – Banor i fshatit Batllavë.

Këtu tani edhe derdhet kanalizimi.

Para disa vitesh, në kohën kur LDK qeveriste në Llap, kishte marrë disa veprime në pastrimin e saj.

Kërkesa e njëjtë ishte drejtuar edhe në mandatin e kaluar të Shpejtim Bulliqit, por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim.

”Kemi bërë kërkesa dhe jo veç në këtë legjislaturë, që të pastrohet lumi e të zgjerohet shtrati. Patëm premtim por u pastrue shkel e shko, se di sa e ka percjell komuna. Kanalizimi është bërë shkel e shko. Është ceva rrej lumit po nuk i tërheq ato dhe ato dalin nëpër shakta dhe prapë kthehen në lum. Aty ku na jena mundu mi hek, ato dalin prapë. Peshqi nxishim ktyneherë në këtë lum”, ka thënë Haki Statovci – Banor i fshatit Batllavë.

E kërkesa e Statovcit, mbetet po e njëjta.

”Kërkesa ime është se është qenësore që lumi të rregullohet, kanalizimi të hyjë në funksion. Era sidomos mramjeve kundërmon shumë, s’mundesh me nejt”, ka thënë Haki Statovci – Banor i fshatit Batllavë.

Televizioni ka pyetur edhe Komunën e Podujevës lidhur me këtë çështje, por e njëjta, nuk i është përgjigjur interesimit.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika