Arrestohet një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë në Pejë

Një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë janë arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, gjatë një operacioni të realizuar në Pejë. Të njëjtit, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Ilustrim

Një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë janë arrestuar, të enjten e 14 korrikut, gjatë një operacioni të realizuar të mërkurën mbrëma në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Muaj më parë hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale të PK-së në Pejë) dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme. Në kuadër të veprimeve hetimore mbrëmë nga hetuesit e IPK-së, është zbatuar urdhëri i kontrollit në një lokal në rrugën ‘Hoxhë Tahsini’ në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm'”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit nga IPK-ja,  janë sekuestruar disa gjëra që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.

Në njofitm thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika