Gjykimet dhe dënimet për krime lufte nuk ndalin luftërat dhe ato nuk shërbejnë për të pajtuar popuj dhe për të siguruar paqe. Kështu u tha në Konferencën Ndërkombëtare “Urat e kujtesës: pajtim dhe drejtësi tranzicionale në shoqëritë pas konfliktit – diplomacia, kujtesa dhe interpretimi historik”, organizuar nga Platforma “Liria ka emër” dhe KIPRED.
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geffrey Nice tha se dënimet dhe gjykimet për krimet e së kaluarës kanë vlerë për viktimat, por, siç u shpreh ai, mungojnë prova që ato i ndalojnë luftërat e ardhshme.
“Gjykimet, dënimet për krimet lufte nuk i shërbejnë asnjë qëllimi. Nëse interesi juaj është që të ndalet lufta nuk ka dëshmi që kanë vlera për të lënduarit, viktimat dhe regjistrat, por megjithatë nuk i ndalin luftërat. …01’47’56 Nëse shtetet pranojnë gabimet dhe përgjegjësitë e tyre, historia do të përmirësohet dhe me përmirësim të historisë të gjitha me fuqinë për të ndikuar në atë që vjen më vonë përfshirë edhe votuesin e rregullt duhet të jenë në gjendje të bëjnë atë që bëjnë dhe me shpresë do të mund të kemi një të ardhme më të sigurt”, tha ai.
Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi vlerësoi se gjykimet nuk janë mjete efektive për të bashkuar njerëzit e shtetet si dhe për të siguruar paqe.
“Gjykimet nuk janë mjet për të ndalur luftën dhe gjykimet nuk janë aq mjet efektiv për të të bashkuar njerëzit dhe pajtuar njerëzit, shtetet, popujt dhe për të siguruar paqen. Por, pas Tribunalit qëllimi i BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ka qenë që të bartet përgjegjësia për drejtësi transicizonale tek gjyqësori vendor, liderët lokal të ish-jugoisllavisë dhe çfarë patëm gjykime për krime lufte gjithandej dhe cilat janë rezultatet? Rezultati është që kemi shumë fakte, shumë dëshmi që mund t’i dëgjonim, por menjëherë pas përmbylljes së Tribunalit të ish-Jugosllavisë është bartur përgjegjësia në gjyqësorët e vendeve, të dëgjuarit e zërit të viktimave nuk ka qenë në agjendën e qeverive në rajon”, tha ajo.
Kurse, ish-shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts tha se një nga arsyet kryesore të tensioneve etnike në Kosovë ishte paqartësia për statusin e saj përfundimtar.
Sipas tij, mungesa e një zgjidhjeje të qartë për të ardhmen e Kosovës nxiti qëndrime ekstreme nga të dyja palët, pasi njëra kërkonte pavarësi të menjëhershme, ndërsa tjetra kundërshtonte çdo ndryshim.
“Vështirësia që gjithmonë është bazuar në mungesën e shpresës dhe që nuk kemi qenë të gjendje ta zgjidhim përgjithmonë e kjo është përfundimi i konfliktit. Nëse më pyesni mua personalisht dhe këtë e kam thënë edhe në atë kohë, unë konsideroj se një faktor kryesor ka qenë përgjegjës për antagonizmin etnik dhe armiqësitë mes komuniteteve: fakti që, kur lindi një mundësi e re për Kosovën, statusi përfundimtar i saj nuk u përcaktua kurrë. Gjithmonë ka pasur paqartësi. Dhe kur ka paqartësi për të ardhmen, për statusin dhe kufijtë e ardhshëm, kjo inkurajon qëndrime ekstreme nga të dyja palët. Nga njëra anë kishte kërkesa për pavarësi të menjëhershme, ndërsa nga ana tjetër kishte refuzim të çdo ndryshimi dhe dëshirë për ruajtjen e gjendjes ekzistuese. Këto ishin pozicione të papajtueshme dhe ekstreme”, tha ai.
Ish-ministri për Evropë, Denis Macshane, tha se Kosova po mban shumë palë zgjedhje, por ende përballet me sfida për një qeverisje të qëndrueshme.
“Kosova ka mbajtur shumë zgjedhje, por ende përballet me sfida në krijimin e një qeverisjeje të qëndrueshme dhe me një ndjenjë të plotë të përgjegjësisë institucionale ndaj qytetarëve. Unë vazhdoj të jem i zhgënjyer … Kosova mbetet një nga dështimet më të mëdha të Evropës për të përmbyllur dhe zgjidhur një çështje të hapur në kontinentin tonë”, tha ai.
Analisti amerikan për politikë të jashtme, Daniel Serwer, tha se pajtim nuk mund të kërkohet nga ata që përjetuan dhunën, por duhet të ndërtohen ura për një të ardhme të mirë./KP