Çmimi i naftës ka shënuar rënie të lehtë për ditën e sotme.
Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta (dizel) do të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, që është 1 cent më pak krahasuar me ditën e djeshme, kur kushtonte 1.54 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.40 euro për litër, ndërsa ai i gazit në 0.68 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.