Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi të Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar rreth orës 01:00 dhe në të kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret Njësiti Rajonal i Trafikut, i cili po heton rrethanat e aksidentit.