Një grua në Prishtinë ka mbetur e lënduar pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga një burrë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar menjëherë pas incidentit dhe ka pranuar trajtim mjekësor psikiatrik.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një mjet i mprehtë që dyshohet se është përdorur në sulm.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.