Festimet për titullin historik të Knicks përfundojnë në kaos: Një i mitur plagoset me armë zjarri, digjen autobusë në Nju Jork

Festimet për titullin historik të kampionit në NBA nga ekipi New York Knicks u shndërruan në skena dhune në rrugët e Nju Jorkut, ku një adoleshent u plagos me armë zjarri dhe disa autobusë u dogjën ose u vandalizuan.

Knicks mposhtën San Antonio Spurs me rezultat 94-90 në ndeshjen e pestë të finales të shtunën, duke fituar titullin e parë kampion pas më shumë se 50 vjetësh.

Megjithëse ndeshja u zhvillua në Teksas, mijëra tifozë dolën në rrugët e Nju Jorkut për të festuar suksesin historik të skuadrës së tyre. Megjithatë, atmosfera festive degradoi gjatë natës, kur në zonën e Midtown Manhattan shpërthyen përleshje mes turmave dhe policisë.

Sipas Policisë së Nju Jorkut (NYPD), një 17-vjeçar u qëllua në këmbë pranë Times Square rreth orës 02:00 të mëngjesit. Autoritetet thanë se nuk raportohet për viktima.

Policia njoftoi se pesë autobusë shkollorë të verdhë, të cilët më herët ishin përdorur për transportimin e tifozëve të Kupës së Botës pas ndeshjes Brazil-Marok, u dogjën ose u shkatërruan nga persona që përdorën shkopinj bejsbolli dhe u hodhën mbi mjetet.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan persona që ngjiteshin në çatitë e autobusëve, hynin brenda tyre për fotografi dhe filmonin ndërsa njëri prej autobusëve përfshihej nga flakët.

Objekt i sulmeve u bënë edhe automjetet e policisë. Disa persona i goditën ato me shkopinj, u hodhën mbi to dhe thyen xhamat e përparmë, raporton BBC.

NYPD raportoi gjithashtu katër raste therjesh, dëmtime të automjeteve private, përdorim fishekzjarrësh në mes të turmave, përleshje dhe refuzim të shpërndarjes nga protestuesit.

Gjatë natës u arrestuan 63 persona, ndërsa akuzat përfshijnë sulm ndaj policisë, posedim të armëve, dëmtim të pronës, prishje të rendit publik, rezistencë ndaj arrestimit dhe pengim të punës së autoriteteve.

Dhjetë zyrtarë policorë mbetën të lënduar, përfshirë një polic që u godit me grusht në fytyrë dhe një tjetër që u sulmua me një shishe qelqi.

Më herët gjatë mbrëmjes, qyteti ishte përfshirë nga atmosfera festive, me tifozë që përqafonin njëri-tjetrin, automjete që binin borive dhe punonjës të shërbimeve emergjente që brohorisnin “Let’s go Knicks” përmes altoparlantëve. Megjithatë, festa historike për titullin e Knicks përfundoi me incidente të shumta dhune dhe dëme materiale në zemër të Manhattanit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika