Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 251-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar rolin vendimtar të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në çlirimin e Kosovës.

“Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të SHBA-së, me rastin e 251-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohën vendimtare të Ushtrisë Amerikane dhe NATO, të cilët e shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik. Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me SHBA-të. Populli ynë mbetet përjetësisht mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën”, shkroi Haradinaj

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika