Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Në muajin tjetër, do të nis gjykimi ndaj 21 personave të akuzuar për masakrën e Reçakut. Gjykimi ndaj tyre është propozuar të mbahet në mungesë, meqë të akuzuarit mbeten të paarritshëm për organet e drejtësisë. Në aktakuzën e PSRK-së, është e përfshirë edhe dëshmia e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

20 plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit nga forcat serbe kishte pasur njëri nga viktimat e masakrës së Reçakut.

Në këtë tabelë, janë të renditura 40 viktima e numri i plagëve që kishin pasur, si dhe organet të cilat i kishin pasur të dëmtuara.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në 91 faqe e ka përmbledhur aktakuzën ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut.

Në dhjetor të vitit të kaluar PSRK-ja ngriti aktakuzë, me propozimin për gjykim në mungesë, ndaj tyre, për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999, e që në dokumentin e organit të akuzës përshkruhen vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimi i pasurisë së civilëve.

“Vrasjet: me datë 15 janar 1999, në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, të pandehurit e lartecekur në cilësinë e pjestarëve të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuan në vrasjen e 42 civilëve të fshatit Reçak.. rreth orës 6:00 të mëngjesit e rrethuan fshatin Reçak, fillimisht e granatuan nga distanca prej disa vendeve të njohura si: “Pishat”, “Gështenjat”, “Çesta” dhe “Guri i Shpum” pastaj me automjete të blinduara, hyjnë në fshat dhe filluan të kontrollonin shtëpo për shtëpi…”

Në mesin e dëshmive të përfshira në aktakuzë, është edhe ajo e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika