SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, nënshkrimi të premten në Zvicër

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqe, e cila pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se pas nënshkrimit të marrëveshjes “nafta do të rrjedhë sërish”, ndërsa çmimet e naftës kanë shënuar rënie pas njoftimit për marrëveshjen.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit konfirmoi në televizionin shtetëror se marrëveshja është finalizuar, ndërsa udhëheqja ushtarake iraniane e ka paraqitur atë si një fitore për Teheranin.

Kryeministri i Pakistanit ishte i pari që njoftoi për marrëveshjen, duke thënë se ajo do t’i japë fund operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin.

Më pas, marrëveshja u konfirmua edhe nga Trump dhe nga autoritetet iraniane, të cilat njoftuan se dokumenti do të nënshkruhet në Zvicër të premten.

Liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë e mirëpritën njoftimin për arritjen e marrëveshjes, raporton BBC.

Megjithëse detajet e plota nuk janë bërë publike zyrtarisht, mediat shtetërore iraniane raportojnë se marrëveshja përfshin lehtësimin e disa sanksioneve amerikane ndaj Iranit, zotimin e Teheranit për të mos prodhuar armë bërthamore, si dhe një armëpushim të përhershëm në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Po ashtu, zëvendësministri i Jashtëm iranian bëri të ditur se negociatat për një marrëveshje përfundimtare do të vazhdojnë gjatë një periudhe 60-ditore.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika