Hajrizi: UBT-ja gjithherë është bazuar në ndërtimin e një sistemi që gjithkush ëndërron ta ketë

Rektori i UBT, Edmond Hajrizi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton është ndërtuar mbi një vizion afatgjatë për krijimin e një sistemi modern arsimor, i cili synon të përgatisë studentët për të ardhmen e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë.

Duke folur në Debat Plus, Hajrizi theksoi se UBT nuk është vetëm një institucion akademik tradicional, por një model që synon të zhvillojë një ekosistem të integruar ku edukimi, kërkimi shkencor dhe teknologjia bashkëveprojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas tij, universiteti është orientuar drejt trendeve globale, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale (IA), duke e integruar atë jo vetëm si temë studimi, por edhe si mjet funksional në proceset akademike dhe kërkimore.

“UBT-ja gjithherë është bazuar në ndërtimin e një sistemi, të cilin gjithkush ëndrron me pas. Është ideja që të ndërtohet një sitemi i së ardhmes, për edukim, për shkencë, inovacion, teknologji mbi bazën e praktikave të mira. Por edhe mbi bazën e debateve që sot flitet në botë. Po flitet për të ardhmen e IA, në UBT e gjen një IA që punon, zhvillohet, angazhohet, testohet dhe konfirmohet… jemi munduar mos me prit gjatë këtë çka thuhet q duhet të jetë dhe ta implementojmë. Dhe mendoj që në akt nivel, në këtë pikë jemi një prej të parëve, jo vetëm në Kosovë por edhe në nivelin botëror”, ka thënë Hajrizi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika