Kurti shkruan në librin e zisë për vdekjen e Abes: Ishte mik i madh i popullit të Kosovës

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i cili u vra ditë më parë. Kurti është pritur në ambasadë nga ambasadori i Japonisë, Akira Mizutani, të cilit ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen Shinzo Abe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i cili është vrarë ditë më parë.

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Kurti ka shkruar se puna e ish-kryeministrit Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme.

Kurti e përshkroi si një burrë shteti që punoi “pa u lodhur” për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur.

Libri i zisë, shkrimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

“Kryeministri Shinzo Abe dha kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës.  Ai ishte një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë. Vendimi për hapjen dhe hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është bërë gjatë mandatit të Abe si kryeministër”, thuhet në njofitmin e zyrës së kryeministrit.

Sipas Kurtit, nisma e ish-kryeministrit Abe për Ballkanin (“Iniciativa për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor”) e kishte përfshirë Kosovën në mesin e shtatë vendeve dhe “vazhdon të jetë aktive me mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë së Japonisë”.

“Gjatë kohës së kryeministrit Abe, Japonia ishte ndër pesë kontribuesit kryesorë në Kosovë në arsim, mjedis, emergjenca dhe fatkeqësi natyrore, televizion publik, trajnim të zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë dhe investime të tjera”, vijon njoftimi.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur pasi është qëlluar me armë të premten, përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Abe, 67-vjeçar, i cili njëherësh mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua prapa gjersa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Policia ka bërë të ditur se një burrë 41-vjeçar i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre në qytetin perëndimor të Narës është arrestuar.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si Tetsuya Yamagami, banor në Nara. Mediat thanë se ai kishte shërbyer në ushtrinë japoneze.

Momenti kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez Shinzo Abe (VIDEO)

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika