Raportohet si i vjedhur një Audi në Novobërdë, policia zbulon se automjeti ishte marrë nga një familjar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se automjeti i raportuar si i vjedhur në fshatin Kufcë e Epërme të Novobërdës është gjetur, ndërsa hetimet kanë sqaruar se rasti nuk përmban elemente të veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas policisë, hetuesit e Njësitit të Hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore pas raportimit të bërë më 17 qershor 2026.

“Si rezultat i veprimeve intensive, operative e hetimore në terren, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, janë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk paraqet elemente të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga verifikimet dhe intervistat e zhvilluara është konstatuar se raportimi kishte ndodhur për shkak të mungesës së informacioneve të plota nga ankuesja lidhur me përdorimin e automjetit Audi me targa vendore.

“Automjeti ishte marrë në shfrytëzim nga një familjar i saj në kohën kur ishte raportuar si i vjedhur”, ka bërë të ditur policia.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë hetimeve janë sqaruar të gjitha rrethanat relevante që çuan deri te raportimi i rastit, ndërsa automjeti është lokalizuar dhe rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika