Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje, duke shmangur përgjigjen.
“Jam shumë vonë”, ka thënë shkurti ai, transmeton EO.
Kurti pas zgjedhjeve të dielën e 7 qershorit ka thënë se do të angazhohet për të siguruar bashkëpunim me partitë opozitare.
Pas përurimit të një rruge të martën, Kurti u shpreh se synimi i tij është arritja e marrëveshjeve për funksionimin e institucioneve të reja.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve dhe, sipas rezultateve aktuale, ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
KQZ drejt përmbylljes së rinumërimit, mbesin edhe 9 vendvotime
