Konstatimi i pasigurisë në shkolla të Prishtinës, nisin masat

Gati tre muaj pas raportit që konstatoi se rreth 50 për qind e shkollave në Prishtinë rezultuan të pasigurta për nxënësit. Tani, drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka nisur intervenimet. Ato përfshijnë vendosjen e kamerave të sigurisë në objektet ku munguan, si dhe ndërrimin e aparateve kundër zjarrit, të cilat ishin pa afat.

Nga raporti që bën në terren rezultoi se rreth 50 për qind e shkollave në Prishtinë s’janë të sigurta.

Kësisoj, drejtoria e Emergjencave ka nisur ndërhyrjet në objektet që s’po iu ofrojnë siguri nxënësve.

Së fundmi, në objektin e shkollës fillore “Gjergj Fishta” u bë ndërhyrje në kamerat e sigurisë, të cilat tash e tutje, do të jenë plotësisht funksionale.

Por më shumë rreth punës në terren foli drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Kemi fillu me këto intervenime, disa prej këtyre intervenimeve është rregullimi i kamerave në institucione shkollore ku nuk kanë funksionu, ndërrimin e aparateve të zjarrit të cilat kanë qenë pa afat, pra me afat të skaduar është bërë ndërrimi i të gjitha këtyre”, ka thënë Fushtica.

Krahas intervenimeve që do të kryhen brenda këtyre mujave, drejtori thotë se do të nisin sërish inspektimin në shtator.

“Me fillimin e vitit të ri shkollor do të fillojmë prap inspektimin e dytë që të shohim se cilat nga ato intervenime që i ka bërë drejtoria për Siguri dhe Emergjenca janë përmbushur dhe të shohim se në cilat shkolla kanë dështu”, ka shtuar Fushtica.

Që investimet që rrisin sigurinë e nxënësve në shkolla janë të mirëseardhura, vlerëson njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja.

“Investimet në shkollat tona që rrisin sigurinë e nxënësve janë më se të mirëseardhura, duke nis me këto investime në vendosje të kamerave në rrethoja apo edhe shtimin e sigurimit  sepse do të kenë një rritje të sigurisë në shkolla drejtpërdrejtë”, ka thënë Qehaja.

Ndërkohë edhe gjatë mujave të verës kur nxënësit do të jenë në pushim, do të kryehen intervenime.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika