Ngrihet aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më 30 tetor 2025, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, i pandehuri ka transportuar pa autorizim substanca të shpallura me ligj si narkotikë. I njëjti kishte marrë me qira një automjet në Tiranë dhe ishte nisur në drejtim të Republikës së Kosovës.

Gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, i pandehuri është ndaluar për kontroll nga autoritetet kompetente në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Gjatë kontrollit të automjetit, nën ulësen e shoferit është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme prej 575.71 gram, ndërsa gjatë kontrollit fizik të të pandehurit është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë 0.35 gram.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika