Infrakos planifikon investim mbi 2.4 milionë euro për sigurinë e vendkalimeve hekurudhore

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (Infrakos) ka hapur procedurën e prokurimit për projektin “Sigurimi i Vendkalimeve në Hekurudha”, me një vlerë të parashikuar prej 2 milionë e 449 mijë e 579 euro e 70 centë.

Sipas njoftimit për kontratë, projekti parasheh furnizimin dhe instalimin e shtatë sistemeve automatike të sigurisë në vendkalimet hekurudhore në nivel, përgjatë linjës Prishtinë – Fushë Kosovë – Prizren, konkretisht në komunat Fushë Kosovë, Drenas dhe Klinë.

Nga Infrakos bëhet e ditur se pajisjet do të shërbejnë për rritjen e sigurisë në vendkalimet hekurudhore, përmes sistemeve automatike që synojnë parandalimin e aksidenteve dhe përmirësimin e kontrollit në pikat ku hekurudha kryqëzohet me rrugët.

Kontrata do të realizohet në formën e një marrëveshjeje kornizë me kohëzgjatje prej 15 muajsh, ndërsa kriter për dhënien e saj është çmimi më i ulët.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar 20 korriku 2026, në orën 14:00, përmes platformës elektronike të prokurimit publik.

Sipas dokumentacionit, projekti financohet plotësisht nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe parashihet të zbatohet gjatë viteve 2026 dhe 2027./EO

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika