Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila ndaj dy subjekteve të ndryshme për shkelje të rregullave për menaxhimin e mbeturinave.
Sipas njoftimit, njëra gjobë prej 200 eurosh është shqiptuar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa gjoba tjetër i është vendosur një biznesi që ka hedhur mbeturina biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.
Inspektorati u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit.
Po ashtu thuhet se kontrollet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.
