Policia turke ka arrestuar më shumë se 200 persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in dhe me organizata të majta të ndaluara, në një operacion të gjerë të zhvilluar para samitit të ardhshëm të NATO-s.
Prokuroria e Ankarasë ka bërë të ditur se gjithsej 209 persona janë ndaluar në kryeqytet, ndërsa 32 të tjerë janë ende në kërkim.
Nga të arrestuarit, 185 dyshohen për anëtarësi në disa organizata të majta, të cilat autoritetet turke i kanë shpallur si grupe terroriste.
Samiti i NATO-s pritet të mbledhë liderët e 32 shteteve anëtare, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump.