Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku u përfshinë një veturë dhe një kamion.
Sipas Policisë së Shqipërisë, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe motra e viktimës, si dhe djali i tij, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.