Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Turqisë është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument udhëtimi të falsifikuar.
Sipas raportit policor, arrestimi ka ndodhur rreth orës 09:40 në Aeroportin Adem Jashari, ku gjatë procedurave të kontrollit është konstatuar se i dyshuari po përpiqej të kalonte kufirin duke përdorur një dokument të dyshuar si të falsifikuar.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe njoftimit të prokurorit kompetent, është vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente hetimore.