Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një ndërtesë banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, tre persona kanë marrë trajtim nga ekipet mjekësore.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”, tha Ahmeti.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende shkaqet e zjarrit, ndërsa rasti është në procedurë.