Deputeti i Aleancës Shqiptare nga Mali i Zi: Mandiq po e paraqet padrejtësisht një vendim institucional si “provokim të Kurtit”

Deputeti i Aleancës Shqiptare në Mal të Zi, Ilir Capuni, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Capuni ka thënë se nuk ka krijuar përshtypjen se dikush nga Republika e Kosovës ka pasur qëllim të prishë marrëdhëniet me Malin e Zi.

“Si deputet i Aleancës Shqiptare nuk kam krijuar përshtypjen se dikush nga Republika e Kosovës ka dashur të prishë marrëdhëniet në Mal të Zi. Përkundrazi, kuptimi im është se organet kompetente të Kosovës kanë vlerësuar se kanë ekzistuar arsye sigurie për veprim preventiv ndaj personave konkretë. Nëse ky vlerësim ka qenë i drejtë apo jo, kjo mund të diskutohet, por është çështje e vendimit të institucioneve të një shteti sovran”, ka shkruar Capuni.

Ai ka shtuar se Kosova ka treguar se vepron përmes institucioneve të saj dhe brenda kompetencave ligjore.

“Siç presim që të gjithë t’i respektojnë vendimet e institucioneve të Malit të Zi, po ashtu duhet respektuar edhe e drejta e shteteve të tjera për të marrë vendime në përputhje me ligjet e tyre”, ka përfunduar Capuni në postimin e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika