Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur dhe 12 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë, në autostradën Tiranë-Durrës.

A2 CNN shkruan se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një furgon i linjës Berat–Tiranë, i cili ishte nisur nga Berati me destinacion kryeqytetin.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që detaje të tjera të bëhen të ditura në vijim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika