UP rezervon vende për diasporën, hap dyert edhe për studentët nga Italia, Kroacia e Turqia

Universiteti i Prishtinës ka caktuar për herë të parë kuota të veçanta për studentët nga diaspora, përfshirë arbëreshët e Italisë dhe Zarës, si dhe shqiptarët nga Turqia. Rektori i UP-së konsideron se interesimi do të rritet me kalimin e viteve teksa njohës ta Arsimit thonë se ky veprim, do të sjellë përfitime të dyfishta.

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, për vitin akademik 2026/27, ka krijuar për herë të parë kuota të veçanta për mërgatën.

Me vendimin që u aprovua edhe nga Ministria e Arsimit, janë rezervuar 112 vende për studentët nga mërgata shqiptare.

64 vende janë ndarë për arbëreshët e Italisë e Zarës, ndërkaq një për qind e kuotave në të gjitha programet studimore do t’u dedikohet shqiptarëve që vijnë nga Turqia.

“Përveç kuotave që kanë ekzistu për komunitetet pakicë në Kosovë si dhe për vendet përreth kufijve të Kosovës së sotme, me parapa vende edhe për diasporën, për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe për shqiptarët nga Turqia. Është për herë të parë që po hapen konkurse me këto mundësi të reja, për shqiptarët gjithandej nëpër botë”, ka thënë rektori i UP-së, Arben Hajrullahu.

Por rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, nuk pret që numri i ulëseve të dedikuara për ta do të mbushet direkt.

“Shpresoj të ketë interesim, nuk jom aq optimist për këtë vit, mirëpo me kalimin e kohës, lajmi do ta merr dhenë edhe në Turqi, Itali, Kroaci edhe nëpër botë, dhe jam i bindur që më së voni vitin e ardhshëm do të kemi shumë të interesuar, që UP të jetë qendra kryesore kulturore e botërave shqiptare”, ka shtuar ai.

Një vendim i tillë sipas njohësve të Arsimit do të sjellë përfitime të dyfishta për Kosovën.

“Për njerëzit që jetojnë në Turqi, Itali apo diasporë që mund të studiojnë në Universitetin e vendit të vet, por e ka edhe një përfiitim tjetër, që është një farë internacionalizimi I studimeve që është një ilaq për mbijetimin e arismit të lartë në Kosovë në kohën e rënies së numrit të studentëve që po ndodh në 6 vitet e fundit në Kosovë”, ka thënë njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj.

Nga UP bënë me dije se kandidatët nga diaspora mund t’i nënshtrohen testit pranues edhe në gjuhën e vendit ku jetojnë, por studimet do t’i zhvillojnë në gjuhën shqipe.

Konkursi për pranimin e studentëve të rinj është hapur më 29 qershor, ku synohet pranimi i rreth 8 mijë studentëve, prej tyre mbi 5 mijë në nivelin Bachelor dhe rreth 2 mijë e 500 në nivelin Master.

 

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika