Bassuener: Riciklimi i narrativës për Kosovën nuk i sjell Serbisë të ardhme më të mirë, as sukses në zgjedhje

Kurt Bassuener, analist ndërkombëtar nga Këshilli për Demokratizimin e Politikave në Berlin dyshon se rikthimi i temave nacionaliste, të cilat kanë dominuar diskursin politik në Serbi për dekada, mund t’i sjellë vendit një të ardhme më të mirë apo sukses zgjedhor.

Duke komentuar tubimin antiqeveritar të mbajtur në Kralevë për Vidovdan, ku në qendër të mesazheve ishte Kosova dhe u kritikuan marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, Bassuener tha për Radion Evropa e Lirë se nuk beson se riciklimi i këtyre temave do të prodhojë rezultate pozitive.

“Dyshoj se riciklimi i temave që kanë dominuar gjatë katër dekadave të fundit do të sjellë një të ardhme më të mirë apo madje sukses në zgjedhje, të cilat do t’i jepnin Serbisë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të tillë”, u shpreh ai.

Ai shprehet skeptik lidhur me atë se sa Kosova dhe temat kombëtare përbëjnë motivin kryesor të protestave.

“Kosova nuk është ajo që i nxori njerëzit në rrugë në nëntor 2024. Edhe pse simbolika nacionaliste është bërë gjithnjë e më e pranishme në protesta, ajo rrallë ka qenë në plan të parë”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika