Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga Arian Gashi dhe i përbërë nga Visar Krasniqi dhe Elza Bajrami Kastrati, ka përfunduar procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka bërë publike rezultatet e vlerësimit.
Sipas rezultateve të publikuara, kandidatët janë renditur si vijon:
- Zejnullah Gashi – 91.6 pikë
- Atdhe Dema – 89.3 pikë
- Naim Abazi – 89.0 pikë
- Rafet Halimi – 87.0 pikë
- Shqipdon Fazliu – 86.3 pikë
Në përputhje me Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe procedurat në fuqi, Paneli Vlerësues do t’ia përcjellë rezultatet Këshillit Prokurorial të Kosovës për shqyrtim dhe vendimmarrje në mbledhjen e radhës.