Rritet në 20 numri i viktimave nga sulmi masiv rus në Kiev

Ka shkuar në 20 numri i personave të vrarë si pasojë e sulmit masiv me dronë dhe raketa që Rusia kreu gjatë natës ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra janë plagosur nga sulmi, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat e goditura.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, i ka raportuar presidentit rus Vladimir Putin për rezultatet e asaj që Kremlini e ka cilësuar si një “sulm masiv hakmarrës”, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore ruse TASS.

Putin nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike lidhur me sulmin ndaj Kievit.

Ndërkohë, autoritetet e metrosë së Kievit njoftuan se gjatë alarmit ajror të natës është regjistruar numri më i madh i njerëzve që janë strehuar ndonjëherë në stacionet nëntokësore vitet e fundit.

Gjithsej 52.500 persona, përfshirë afro 4.500 fëmijë, kaluan natën në stacionet e metrosë, të cilat shërbejnë si strehimore gjatë sulmeve ajrore. Në Kiev janë gjithsej 46 stacione nëntokësore që funksionojnë si strehimore.

Sulmi ‘më masiv’ rus ndaj Kievit vret të paktën 18 persona

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika