Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Milan Radoiçiqin përbën një pranim politik të sulmit të armatosur në Banjskë dhe dëshmon mbështetjen institucionale të Serbisë ndaj autorëve të tij.
Në një shkrim në Facebook, Fetoshi thekson se pohimi i Vuçiqit se Radoiçiq “po kërkohet për shkak të Kosovës e Metohisë, e jo për shkak të krimit”, nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si legjitimim i operacionit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
Sipas tij, me këtë deklaratë, presidenti serb e paraqet ish-nënkryetarin e Listës Serbe jo si një person të dyshuar për vepra penale, por si një “patriot” që ka vepruar në funksion të interesave kombëtare të Serbisë.
Shkrimi i plotë i Fetoshit: