Dy vëllezër arrestohen në Prishtinë pasi sulmuan policët

Dy vëllezër janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pasi fillimisht u përfshinë në një përleshje mes vete, ndërsa më pas sulmuan edhe zyrtarët policorë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar-grushtuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes, nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, trajtim mjekësor kanë pranuar si zyrtarët policorë, ashtu edhe të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika