Aeroporti i Mynihut korrigjon reklamën e Air Serbia, Kosova nuk paraqitet më si pjesë e Serbisë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Aeroporti i Mynihut ka korrigjuar një paraqitje të pasaktë të Kosovës në një reklamë për fluturimet e Air Serbia.

Sipas Ajetit, në reklamën e publikuar nga aeroporti, Kosova ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë, ndërsa pas reagimeve të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik, kjo pasaktësi është korrigjuar.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, ka shkruar Ajeti.

Ambasadori u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë Ambasadën e Kosovës në Gjermani në rast se hasin raste ku Republika e Kosovës apo qytetet e saj nuk paraqiten në mënyrë korrekte nga institucione apo kompani gjermane.

Ai ka kërkuar që këto raste të shoqërohen me dëshmi përkatëse, në mënyrë që të mund të adresohen dhe korrigjohen.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika