Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, të enjten fillon rrjedhja e afatit për konstituim

Saktësisht një muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e certifikoi rezultatin, përmes së cilit u konfirmuan edhe mandatet për secilën parti politike parlamentare. Kështu, që nga nesër, fillon rrjedhja e afatit për konstituim të Kuvendit, pas së cilit, nis numërimi mbrapsht edhe për Qeverinë dhe Presidentin, për çka, partitë politike ende nuk kanë filluar kurrfarë bisedimi.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mërkurën patën mbledhjen e fundit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Pas konsumimit të të gjitha afateve për ankesa, anëtarët, unanimisht, pas një muaji nga zgjedhjet, e certifikuan rezultatin, duke u konfirmuar përfundimisht, mandatet për secilën parti.

“Vetëvendosje 53 deputetë. PDK, 22. LDK, 18. AAK 7 deputetë”, ka theksuar Kreshnik Radoniqi, Kryetar i KQZ-së.

Po ashtu, KQZ zëvenësoi edhe dy kandidatë të AAK-së, të cilët hoqën dorë nga pozita e deputetit.

“Ardian Gjini e Daut Haradinaj zëvendësohen me Bekë Berishën e Burim Ramadanin”.

Me kryerjen e procedurës së fundit për zgjedhjet – certifikimin, fillon edhe rrjedhja e afateve për institucione, fillimisht për Kuvendin.

“Nga dita e nesërme e deri më 9 gusht, partitë kanë kohë për konstituimin e kuvendit”, ka deklaruar Eugen Cakolli, Instituti Demokratik i Kosovës.

Pastaj, kurdo që arrihet konstituimi, nisin edhe afatet e tjera: Qeveri e President, për të cilat, ditët janë të limituara.

“Për Presidentin janë 60 ditë që nga konstituimi. Ndërsa, për qeverinë, gjithsej 40 ditë. 15 ditë janë për mandatarin e parë, 15 të tjera për mandatarin e dytë”.

Rreth dy orë pas certifikimit, në selinë e PDK-së, u paraqit kryetari Bedri Hamza. Por, nga ky subjekt politik, refuzuan të përgjigjen nëse janë të gatshëm që tash, të fillojnë bisedime me partinë e parë.

Ndërsa në LDK, të mërkurën pati edhe më pak lëvizje.

Sidoqoftë, as nga Lëvizja Vetëvendosje që është parti e parë, të mërkurën nuk u deklaruan rreth bisedimeve eventuale për institucione, ndonëse Kurti pati deklaruar që për këtë punë, po e prisnin veç certifikimin.

“Posa të certifikohet rezultati, fillojnë bisedimet menjëherë”, kishte deklaruar Kurti.

Megjithëkëtë, seanca konstituive duhet të ftohet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika