Hoxha: Kurti e bëri Osmanin presidente kur pati vullnet, edhe sot mund të gjendet zgjidhja

Eliza Hoxha, deputete e zgjedhur nga PDK-ja, ka deklaruar se nëse ka vullnet politik nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mund të gjendet zgjidhje edhe për çështjen e institucioneve.

Në Debat Plus, Hoxha tha se duhet të ketë një debat të hapur për mënyrën e krijimit të institucioneve, duke përmendur edhe rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmani në krye të shtetit.

Sipas saj, Kurti në të kaluarën ka pasur vullnet politik për ta mbështetur Osmanin për presidente, në një kohë kur ai nuk mund të kandidonte vetë, dhe se sot mund të veprojë njësoj nëse dëshiron krijimin e institucioneve.

“Unë mendoj që duhet të ketë një debat të shtruar nëse vërtetë dëshirojmë të kemi institucione. Ai i ka bërë institucionet e pat interesin me marrë Vjosa Osmanin kur nuk kishte mundësi me kandidu vetë, e vuri në krye të listës, bashkë rrugëtuan, tha kjo është presidentja, unë jam kryeministri dhe kur dëshiroi e bëri presidentin. Edhe sot nëse ka dëshirë dhe vullnet politik unë mendoj që gjendet zgjidhja”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika