Kurti njofton se janë miratuar për mbi 206 milionë euro fonde nga BE-ja

Flamuj të Bashkimit Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

Sipas Kurtit, janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

“Lajm i mirë për qytetarët. Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së. Dje, me 7 korrik, Bashkimi Evropian na njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Fondet do të mbështesin fushat prioritare të vendit: Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro; Energjia – 34.5 milionë euro; Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro; Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro; Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE – 24.7 milionë euro; Sundimi i ligjit – 15 milionë euro”.

Sipas Kurtit, rreth gjysma e këtyre fondeve do të dedikohet për investime infrastrukturore. Ai ka bërë të ditur se shumica e projekteve do të realizohen në bashkëpunim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet e Kosovës.

Krahas projekteve në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, Kurti ka njoftuar se janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

“Përveç projekteve të IPA 2026 e IPA 2027, janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro: – Hidrosistemi Ibër-Lepenc – asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor; – Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë – asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës; – Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë – grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH. Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen. Këto mjete do të shfrytëzohen në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika