Kryesia e Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot, të enjten, duke filluar nga ora 15:00.
Takimi i Kryesisë zhvillohet një ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ku LDK-ja mori 16.69 për qind të votave dhe siguroi 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Mbajtjen e mbledhjes e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka bërë të ditur se takimi do të nisë në orën 15:00.