Mbi 600 të vdekur nga Ebola në RD të Kongos

Të paktën 600 persona kanë humbur jetën nga virusi Ebola në Republika Demokratike e Kongos, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 1,759, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria.

Shifrat, të bëra publike të mërkurën, pasqyrojnë situatën deri të martën. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 51 raste të reja dhe 20 viktima.

Numri zyrtar i të infektuarve nuk përfshin dy raste të raportuara në Kisangani, kryeqyteti i provincës Tshopo, pasi rezultatet e analizave ishin ende në proces verifikimi. Ato do të përfshihen në bilancin zyrtar sapo të konfirmohen.

Sipas qeverisë, njëri prej këtyre rasteve lidhet me fshatin Nia-Nia në provincën Ituri, ku u raportuan rastet e para të sëmundjes. Ndërsa rasti i dytë “nuk duket të ketë ndonjë lidhje gjeografike” jashtë Kisanganit.

Ndërkohë që situata po përkeqësohet, punonjësit shëndetësorë në provincën Ituri, rajoni më i goditur nga tre zonat lindore të prekura nga shpërthimi i epidemisë, kanë nisur të ndërpresin punën në shenjë proteste për vonesat në pagesat e tyre.

Në një njoftim zyrtar drejtuar autoriteteve kombëtare dhe provinciale gjatë fundjavës, punonjësit në vijën e parë të përballjes me epideminë paralajmëruan grevë nëse nuk paguheshin brenda 24 orëve. Deri të martën, disa prej tyre kishin ndalur tashmë punën, megjithëse ende nuk është shpallur një grevë zyrtare, raportoi Associated Press.

Punonjësit e shëndetësisë thanë se nuk kanë marrë paga apo shpërblime që nga shpallja e epidemisë së Ebolës më 15 maj. Ata gjithashtu u shprehën se po punojnë me pajisje të kufizuara mbrojtëse dhe po trajtohen në mënyrë të padrejtë nga autoritetet dhe ekipet e reagimit.

“Që kur u shpall shpërthimi i Ebolës, ne kemi kërkuar pagesën për punën tonë”, tha mjeku Biensi Kano, anëtar i komitetit të mbikëqyrjes epidemiologjike në Bunia./Al Jazeera

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika