Sulmohet nga bashkëshorti në një lokal në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar nga bashkëshorti i saj derisa ndodheshin në një lokal.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 8 korrik 2026, ndërsa organet kompetente kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Viktima femër kosovare, derisa kanë qenë në një lokal, është sulmuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit nga rubrika