Autoritetet iraniane: 14 të vrarë dhe 78 të plagosur nga sulmet amerikane në dy netët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara gjatë dy netëve të fundit.

Sipas Hossein Kermanpour, drejtues i marrëdhënieve me publikun në ministri, sulmet amerikane të zhvilluara më 8 dhe 9 korrik goditën objektiva në pesë provinca të Iranit, duke lënë gjithashtu 78 persona të plagosur, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ai bëri të ditur se 47 prej të plagosurve vazhdojnë të marrin trajtim në spital, ndërsa ekipet mjekësore mbeten në gatishmëri për t’u përballur me pasojat e sulmeve.

Ndërkohë, guvernatori i qarkut Iranshahr, në jug të Iranit, deklaroi për mediat shtetërore se një person u vra gjatë një sulmi amerikan që goditi një ndërtesë në aeroportin e qytetit. Autoritetet lokale po vlerësojnë dëmet materiale dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë që numri i viktimave të rritet.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pas një serie sulmesh të ndërsjella që kanë rritur shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika