Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se pret që takimet me krerët e partive opozitare të jenë konstruktive.
I pari i VV-së kështu ka thënë pak para takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv në mënyrë që t’i konstituojme institucionet e reja”, tha ai.
Pas takimit me Hamzën, Kurti do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Takimi LVV-LDK është paraparë të mbahet në orën 18:00, ndërsa Abdixhiku ka konfirmuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit.
Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se kjo është hera e parë që dy liderët kanë një komunikim zyrtar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe se takimi do të zhvillohet në formatin “1+1”.