SHBA-ja konfirmon një rast të infektuar me Ebola pas misionit në Kongo

Një shtetas amerikan, i cili punonte për një organizatë humanitare në Republikën Demokratike të Kongos, ka rezultuar pozitiv me variantin Bundibugyo të virusit Ebola, njoftoi të premten Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC bëri të ditur se po bashkëpunon me organizatën ku ishte i punësuar pacienti, agjenci të tjera federale amerikane dhe partnerë në Kongo për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të identifikuar personat që kanë pasur kontakte me rrezik të lartë, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera për pacientin.

Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 1.830, ndërsa 648 persona kanë humbur jetën, sipas të dhënave qeveritare të publikuara të premten vonë dhe të cituara nga Reuters.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara të shtunën në faqen e CDC-së, nuk është konfirmuar asnjë rast i Ebolës në Shtetet e Bashkuara dhe rreziku për publikun amerikan dhe udhëtarët mbetet i ulët.

Shpërthimi i sëmundjes vazhdon të jetë i kufizuar në zonat e thella të Republikës Demokratike të Kongos dhe Ugandës fqinje, ndërsa rreziku që virusi të përhapet në SHBA konsiderohet “shumë i ulët”.

Muajin e kaluar u raportua rasti i parë i Ebolës jashtë Afrikës gjatë shpërthimit të dytë më të madh të regjistruar ndonjëherë në Kongo.

Pacienti, gjithashtu punonjës i një organizate humanitare, rezultoi pozitiv në Francë pasi u kthye nga një mision në Republikën Demokratike të Kongos, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë.

Ky ishte rasti i parë i raportuar i Ebolës në Francë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika