Mojtaba Khamenei pretendon se dhjetëra miliona njerëz morën pjesë në varrimin e Ali Khameneit

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, falënderoi atë që e përshkroi si “dhjetëra miliona” njerëz që, sipas tij, morën pjesë në ceremonitë mortore të babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, në një mesazh të publikuar sot nga mediat iraniane.

Nuk ka pasur asnjë shenjë se Mojtaba Khamenei ka marrë pjesë në ceremonitë disaditore të varrimit, mes spekulimeve të shumta për vendndodhjen dhe gjendjen e tij shëndetësore, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Me këtë rast, falënderoj sinqerisht dhjetëra milionë njerëzit, prania e të cilëve ishte mahnitëse, mposhti armiqtë dhe do të mbetet historike, duke mbushur qytetet dhe fshatrat e Iranit dhe Irakut, veçanërisht Teheranin, Qomin, Nexhefin, Qerbelanë dhe Mashhadin”, citohet të ketë thënë Mojtaba Khamenei nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim.

Ceremonitë mortore të Ali Khameneit u karakterizuan nga turma të mëdha me miliona pjesëmarrës. Megjithatë, në një vend me rreth 90 milionë banorë, shumë qytetarë nuk morën pjesë në to, ndërsa disa shprehën edhe pakënaqësi ndaj organizimit të ceremonive.

Gjatë disa ditëve të zisë, Ministria iraniane e Shëndetësisë bëri të ditur se pritej që rreth 15 milionë persona të merrnin pjesë në ceremonitë mortore, por nuk sqaroi se si ishte përllogaritur kjo shifër. CNN nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e pjesëmarrësve.

Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i luftës në shkurt dhe ka komunikuar me mbështetësit e tij vetëm përmes deklaratave të shkruara që i atribuohen atij.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika