Lideri suprem i Iranit premton “hakmarrje” për vrasjen e babait të tij

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se “hakmarrja” duhet të kryhet për vrasjen e babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, për të cilën ai fajëson Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

“Hakmarrja është kërkesë e kombit tonë dhe duhet patjetër të kryhet”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane Fars dhe që i atribuohet atij, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Ne zotohemi se do të marrim hak për gjakun tënd të pastër dhe gjakun e të gjithë dëshmorëve të këtyre dy luftërave, ndaj vrasësve kriminalë dhe të turpëruar”, thuhet në deklaratë, drejtuar liderit të ndjerë.

“Këta kriminelë, emrat e të cilëve nga fillimi deri në fund janë të njohur dhe të dokumentuar, do ta marrin me vete në varr dëshirën e tyre për një vdekje të qetë në pleqëri dhe në shtrat. Ata duhet ta dinë se kjo çështje nuk varet nga ekzistenca ime apo e zyrtarëve të tjerë”, thuhet më tej.

Sipas deklaratës, ky premtim do të përmbushet “së shpejti”, pavarësisht nëse udhëheqësit aktualë do të jenë apo jo në pushtet.

Paralajmërimi erdhi vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do ta “shkatërronte” Iranin nëse Teherani do të tentonte ta vriste atë.

Zyrtarë të inteligjencës izraelite i kanë raportuar së fundmi administratës Trump për kërcënime të pretenduara për vrasjen e presidentit amerikan. Sipas një burimi izraelit dhe një zyrtari amerikan, këto kërcënime pasqyrojnë dëshirën e disa fraksioneve brenda udhëheqjes radikale iraniane.

Megjithatë, dy burime amerikane të njohura me çështjen kanë thënë se vlerësimet e fundit të inteligjencës amerikane nuk tregojnë ndonjë plan të ri dhe konkret iranian për vrasjen e Trumpit, por vetëm një vazhdimësi deklaratash dhe diskutimesh nga aktorë të ndryshëm iranianë.

Lideri i ri suprem i Iranit ende nuk është shfaqur në publik që nga emërimi i tij.

Ai besohet se është plagosur gjatë sulmit të shkurtit nga Izraeli dhe SHBA-ja, ku u vranë babai, nëna dhe bashkëshortja e tij. Që nga fillimi i luftës, ai ka qëndruar i fshehur, duke komunikuar me mbështetësit vetëm përmes deklaratave të shkruara, pa treguar fytyrën dhe pa përdorur zërin e tij.

Mesazhi i së shtunës është një nga disa deklarata të publikuara që nga emërimi i Mojtaba Khameneit në postin e liderit suprem.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika