Vuçiq kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai u dënua me katër muaj burgim me kusht.

Kisha Ortodokse Serbe tha të premten se vendimi i gjykatës është “skandaloz”, pa specifikuar se për çfarë vepre ishte dënuar patriarku serb. Transmetuesi publik slloven, Radiotelevizioni i Sllovenisë, raportoi në mars se Prokuroria Themelore e Lubjanës kishte ngritur aktakuzë ndaj patriarkut të KOS-it për keqtrajtim të një prifti në vendin e punës.

Vuçiq tha se patriarku Porfirije në Slloveni është dënuar “për diçka që nuk e ka bërë kurrë”, por se kjo, sipas tij, “tregon qëndrimin ndaj Kishës Ortodokse Serbe si shtyllë e shoqërisë serbe”, raportoi agjencia Beta.

“Sipas gjykimit tim, patriarku Porfirije mund të krenohet edhe me këtë vendim, sepse ai tregon sa i rëndësishëm është për popullin serb dhe çfarë mendojnë për të të gjithë ata që nuk e duan popullin serb”, tha Vuçiq gjatë një vizite të punimeve në ndërtimin e një segmenti rrugor afër Leskovcit.

Vuçiq shtoi se kjo “mund t’i japë patriarkut serb aureolën e një viktime dhe martiri, si dhe forcë edhe më të madhe nga populli të cilit i shërben me besnikëri”.

Porfirije ishte në krye të Mitropolisë së Zagrebit dhe Lubjanës të Kishës Ortodokse Serbe nga viti 2014 deri në vitin 2021, kur u zgjodh patriark.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika