Vapa ekstreme dhe zjarret përfshijnë pjesën më të madhe të Evropës Jugore

Rreth 20 persona ende nuk dihet se ku ndodhen pas një zjarri masiv që përfshiu të enjten një zonë të thatë pranë bregdetit mesdhetar të Spanjës, sipas autoriteteve rajonale.

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga zjarri që u përhap me shpejtësi, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar djegie të rënda.

Zjarri, i cili shpërtheu pranë Almerias në bregdetin e Mesdheut, është i pari në Evropë këtë vit që ka shkaktuar disa viktima, por është vetëm një nga disa zjarret që kanë djegur mijëra hektarë tokë gjatë javëve të fundit, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Jugore po përballet me temperatura të pazakonta dhe ekstreme.

Këtë javë janë regjistruar edhe dy zjarre të mëdha në Francë. Njëri prej tyre, në Pirenej, detyroi autoritetet të evakuonin rreth 12 mijë persona, ndërsa një zjarr i madh ka përfshirë edhe Portugalinë qendrore. Pamjet satelitore kanë treguar re tymi që janë përhapur deri larg në Oqeanin Atlantik.

Zjarret gjatë verës në Evropën Jugore nuk janë një fenomen i ri, por sipas studiuesve ato po shfaqen më herët gjatë vitit dhe po bëhen gjithnjë e më intensive.

Në shumë zona të Francës dhe Spanjës, një dimër jashtëzakonisht i lagësht ka krijuar shumë bimësi, e cila më pas është tharë shpejt nga tri valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, me temperatura që kanë kaluar mbi 30 gradë Celsius.

Kjo ka shkaktuar një rritje të numrit të zjarreve të mëdha, sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Që nga fillimi i këtij viti, vendet e Bashkimit Evropian kanë regjistruar 314 zjarre me sipërfaqe mbi 30 hektarë, pothuajse dyfish më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 158 raste.

Deri më 8 korrik, zjarret kanë përfshirë rreth 160 mijë hektarë tokë, krahasuar me mesataren prej afro 100 mijë hektarësh që nga viti 2006.

Sipas EFFIS, “kushte shumë ekstreme” kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, veçanërisht Francën, Spanjën dhe Portugalinë veriore, zonat alpine deri në Italinë veriore, jugun e Britanisë së Madhe dhe juglindjen e Irlandës.

Përveç viktimave të drejtpërdrejta, zjarret rrisin sasinë e dioksidit të karbonit dhe tymit toksik në atmosferë, duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin publik.

Një studim i fundit nga shkencëtarë spanjollë dhe amerikanë ka treguar se zjarret e gushtit të vitit të kaluar në Spanjë dhe Portugali shkaktuan më shumë se 2 mijë vdekje të parakohshme për shkak të ekspozimit ndaj tymit, si dhe një përhapje të pazakontë të zjarreve gjatë natës..BBC

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika